Filipine, tajfuni "Nock-Ten" i drejtohet kryeqytetit
Tajfuni i fuqishëm "Nock-Ten" po godet ashpër Filipinet, ndërsa i drejtohet zonës tejet të populuar reth kryeqytetit Manila.

Mbrojtja civile në vend është në gjendje alarmi të kuq, pasi pritet që stuhia të zbresë mbi kryeqytet të hënën vonë.

Metereologët thonë se fuqia e stuhisë është dobësuar që kur mbërriti në brigjet lindore të vendit të dielën, por ende ka erëra me shpejtësi 140km/h.

Deri tani, stuhia i ka kushtuar jetën të paktën 3 njerëzve dhe ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

AutoritetetManila paralajmëruan popullsinë se stuhia, veç erërave të forta, do të sjellë edhe reshje të dendura e përmbytje.

Autoritetet druhen se shumë filipinas mund të injorojnë urdhërin për evakuimin për të qëndruar në shtëpi me familjet për Krishtlindjet, dita më e madhe e festës në këtë vend kryesisht katolik.

Pritet që deri në 1 milion njerëz t'i drejtohen qendrave të emergjencës gjatë 24 orëve në vazhdim, ndërsa është e qartë se ato që ekzistojnë nuk mund të përballojnë as gjysmën e një shifre të tillë. /albeu.com/
Shtuar më 26/12/2016, ora 13:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori