Qytetarët e
Malit të Zi votuan ditën e diel për zgjedhjet presidenciale. Beteja u zhvillua mes presidentit aktual,
Filip Vujanoviç, i cili kërkoi një mandat tjetër pesëvjeçar dhe një ish-diplomati Miodrag Lekiç, si sfidant
kryesor. Pas shpalljes së rezultateve,
Filip Vujanoviç do të jetë sërish president i
Malit të Zi. Ky është mandati i tretë presidencial për Vujanoviç. Pjesëmarrja në votime ishte rreth 53%.
Agjencitë e lajmeve raportojnë se këto zgjedhje kishin një kosto prej 1.2 milionë euro. Republika e vogël kërkon të integrohet në Bashkimin Europian dhe kjo është karta më e fortë që e çoi sërish Vujanoviç drejt fitores. Ai është kandidat i partisë që bashkëqeveris Malin e Zi, Partinë Demokratike të Socialistëve, e cila ka dominuar politikën e vendit për më shumë se dy dekada dhe e ka drejtuar në kohën e shkëputjes nga Serbia në vitin 2006.
Argumenti
kryesor i Vujanoviçit kundër kandidatit rival ishte se ai kundërshtoi Pavarësinë e
Malit të Zi, por gjithsesi kjo akuzë u hodh poshtë nga Lekiç. Zgjedhjet presidenciale janë të parat që hapin një vit elektoral, pasi në tetor malazezët votojnë edhe për parlamentin dhe qeverinë e re e bëhet fjalë për një test prove përballë ngadalësimit ekonomik dhe akuzave të vazhdueshme për korrupsion ndaj zyrtarëve në pushtet. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2013,
ora 15:14