Fiksim prej diktatori, zbulohet pse Kimi ndryshoi stilolapsin gjatë marrëveshjes
Pëlqej
Më 12 Qershor ndodhi ajo që u konsiderua si ngjarje historike mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve.

Edhe pse takimi shkoi mirë dhe liderët u treguan të sjellshëm me njëri-tjetrin, kjo nuk do të thotë se ata i besuan njëri-tjetrit për gjithcka.

Një nga zhvillimet me të rëndësishme të takimit ishte edhe momenti i marrëveshjes mes dy liderëve, marrëveshje për te cilën shumë kritikë kanë vlerësuar se nuk vlen asgjë

Për të nënshkruar marrëveshjen, të dy liderëve iu ofruan stilolapsat. Mirëpo, para se Kim Jong Un ta merrte stilolapsin e ofruar për të nënshkruar marrëveshjen, u pa një njeri me kostume të zeza dhe dorëza pambuku teksa pastronte në tërësi stilolapsin, në mënyrë që lideri koreano verior të mos befasohej nga ndonjë helmin që ai si duket e beson si të mundshëm.

E edhe përkundër kësaj, Kim nuk pranoi të marrë stilolapsin e ofruar. Motra e saj, e cila njëherësh është edhe njeriu i saj besnik, nxorri një stilolaps tjetër nga xhaketa dhe ia dorëzoi Kim’it që të nënshkruajë marrëveshjen.


Shtuar më 20/06/2018, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori