Fiat-Chrysler ndalon prodhimin e automjeteve me naftë
Pëlqej
Gjiganti italian i automjeteve, “Fiat-Chrysler” (FCA) nuk do të tregtojë më makina me motorë nafte duke filluar nga viti 2022, sipas raportimeve në media që kompania ka refuzuar t’i komentojë.

Sipas “Financial Times”, ky vendim do të njoftohet me 1 qershor, kur presidenti i FCA-së, Sergio Marchionne do të prezantojë një plan biznesi të ri katërvjeçar.

Një zëdhënës i FCA-së nuk bëri asnjë koment mbi këtë raport, në të cilin thuhet gjithashtu se edhe “Toyota” me “Porche” kanë vendosur që në të ardhmen të mos prodhojnë më automjete me motorë diesel. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2018, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori