Fethullah Gylen dënon ashpër krimet e rënda të ISIS
Pëlqej
Fethullah Gylen
Mendimtari i njohur, Fethullah Gylen ka dënuar ashpër aktet barbare dhe ç'njerëzore që po kryen organizata terroriste ISIS.

Ai iu ka përcjellë ngushëllime të gjithë të afërmve të personave që kanë humbur jetën nga barbaritë e luftëtarëve të kësaj organizate, duke përmendur këtu edhe të afërmit e gazetarit amerikan që u ekzekutua para pak ditësh, James Foley.

"Dënoj ashpër aktet çnjerëzore dhe mizoritë barbare që janë kryer nga organizata terroriste ISIS, të veshura me një ligjërim sugjestionues fetar. Dua te marr pjesë në thirrjen ndërkombëtare që ata të dorëzohen sa më shpejt përpara drejtësisë. Të sulmosh çfarëdo pakice, ose thjesht civilë të pafajshëm, ose më thjeshtë, vetësulmimi dhe trysnia, janë tërësisht kundër parimeve të smeraldta të Kuranit Famëlart dhe Sunetit të Profetit tonë (s.a.s.).Nëse anëtarët e Organizatës ISIS nuk janë duke vepruar si kukullat e ndonjë force tjetër, mund të thuhet me plot gojën se janë një grumbullim injorantësh që nuk e kanë njohur asnjëherë shpirtin e fesë Islame dhe Profetin Muhamed (pqmT). Çfarëdo qoftë dhe sidoqoftë, ajo që janë duke bërë është terrorizëm i kulluar, dhe në fakt kësisoj do cilësuar ndërsa flitet për të", ka argumentuar Gylen.

Fethullah Gylen shprehet se ISIS po aplikon atë që quhet "makiavelizëm", politikën e dhunës dhe përdorimin e çdo mjeti për të ardhur në pushtet.

Gylen ka sqaruar se ISIS nuk ka kurrfarë të përbashkëte me islamin, një fe që nuk ka aspak parime të dhunës, por parime të tolerancës, të të drejtave të njeriut, të sundimit të drejtësisë dhe ruajtjes të të drejtave të mëdha njerëzore. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori