Masakra në Bllok, arrestohet pronari i lokalit Redi Popesku
Festojnë Shën Valentinin e 60-të, çifti tregon sekretin e martesës
Pëlqej
Gruaja e përkushtuar Barbara Keeling ka zbuluar sekretet e saj për një martesë të gjatë e të lumtur ndërsa ajo feston Ditën e Shën Valentinit të 60-të me bashkëshortin Barry.

Barbara, 83 vjeç, thotë se një nga sekretet e martesës së tyre është e dala e të paktën një herë në javë për darkë vetëm si cift, duke i lidhur më shumë së bashku dhe duke i larguar nga rutina e përditshme, përcjell albeu.com

Ajo gjithashtu thotë se duke shkëmbyer dhuratat e Shën Valentinit çdo vit kanë qenë çelësi i jetëgjatësisë së martesës.

Çifti tani jeton në azilin e të moshuarve Bupas, Ardenlea Grove, Solihull ku ata presin të kalojnë së bashku 60 ditën e Shën Valentinit.

Duke kujtuar takimin e parë me Barry, ajo tha : "Ishte dashuri me shikim të parë".

Disa këshilla nga Barbara:

Shkëmbeni dhuratat e Shën Valentinit çdo vit

Dilni jashtë për një darkë si një çift të paktën një herë në javë

Gjithmonë darkoni së bashku

Asnjëherë mos shkoni në shtrat të zënë

Udhëtoni së bashku dhe bëni plane që të dy mund të shikoni përpara

Mbani miq të mirë rreth jush

Mbështetni interesat e njëri-tjetrit /albeu.com/


Shtuar më 14/02/2018, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori