Fenomeni i rrallë, Europa lindore mbulohet nga "Dëbora portokalli" (FOTO LAJM)

Një fenomen i rrallë ka ndodhur në Europën lindore, ku Rusia, Bullgaria, Ukraina, Rumania dhe Moldavia janë prekur nga reshjet e dëborës në ngjyrë potokalli.

Metereologët e kanë shpjeguar fenomenin si shumë të rrallë, i cili është shkaktuar nga stuhitë e rërës në shkretëtirën e Saharasë.

Sipas studimeve grimcat e rërës janë grumbulluar përgjatë pesë viteve të fundit në ajër, duke u bashkuar kështu me dëborën dhe me shiun.

Qytetarët kanë preferuar ti bashkohen petkut që ka mbuluar vendin, duke praktikuar ski në "dëborën portokalli". /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2018, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori