"Feniks" mbërriti në Mars në gjurmim të jetës
Albeu.com
Fluturakja kozmike e agjencisë kozmike amerikane NASA, "Feniks" me sukses ka ateruar në afërsi të polit verior të Marsit dhe tani e pret misioni 90-ditor hulumtues.Fluturakja Trikrakotël, e pajisur me dorë të robotizuar, ateroi dje në rajonin jo të hulumtuar arktik, nën sipërfaqe të së cilës konsiderohet se ka rezervuar të vërtetë të akullit.

"Feniks" do të hulumtojë nëse akulli është shkrirë kur planeti ka qenë më i ngrohtë dhe më i lagësht dhe do të kërkojë gjurmë nga përbërja organike në shtresën, që të konfirmojë vallë atje ka patur jetë. Vendi i aterimit është kompatibil me Grendlandin dhe pjesën veriore të Alaskës në Tokë.

Nëse në këtë rajon ka komponentë organike, gjasat që të ruhet nga akulli janë më të mëdha. Hulumtuesit nuk presin të zbulohet ujë në gjendje të lëngshne, për shkak asaj që klima në rajon është shumë e ftohtë.

Para se të kryejë hulumtime gjeologjike, të cilat do të hapin rrugë drejt misioneve të ardhshme investiguese në Mars, fluturakja është dashur të mbijetojë gjatë kalimit në atmosferë të Marsit. Më shumë se 50 për qind nga tentativat e deritanishme për aterim në Planetin e Kuq kanë përfunduar të pasuksshme.

"Feniks" ka hyrë në atmosferën e Marsit me shpejtësi prej 19.000 kilometra në orë. Falë sistemit të komplikuar për frenim të motorit për shtatë minuta shpejtësia ka rënë në tetë kilometra në orë që të kryejë aterimin.

"Feniks" është lancuar më 4 gusht të vitit 2007 nga Kejp Kanavarel, Florida. Ai në Mars ka kaluar më shumë se 680 kilometra. Është i furnizuar me dorë të robotizuar nga alumini dhe titani me të cilin mundet të gropojë në shtresë në thellësi prej 60 centimetrave. Shefi i misionit Rej Ardvidson nga Universiteti i Uashingtonit në Sent Luis deklaroi se akulli në rajon është mjaft i fortë.

Herën e fundit kur NASA ka kërkuar atje gjurmë nga jashtëtokësorët ka qenë në vitin 1976 me ndihmën e fluturakeve binjake "Uiking". Atëherë nuk janë zbuluar kurrfarë gjurme të jetës. (MIA)
Shtuar më 26/05/2008, ora 16:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori