Fëmijët sirianë bllokohen në kampin e bombarduar nga Qeveria siriane
Rreth tre mijë fëmijë ndodhen në mesin e civilëve që po përballën me një krizë humanitare në rritje në një qytet të rrethuar nga forcat e regjimit sirian afër Damaskut.

Organizata “Save the Children” lajmëron se zona e kontrolluar nga rebelet Khan Eshieh është rrethuar komplet në ditët e fundit, ndërsa rruga e vetme dalëse dhe hyrëse është mbyllur nga snajperët dhe bombardimet me artileri.

Mësohet nga mediat se kjo zonë ka kampin më të madh të refugjatëve palestinez, ku një grup vendor për ndihma ka thënë se tre të rinj janë vrarë sepse po tentonin të iknin.

Sonia Khush, shefe e programit sirian “Save the Children”, deklaroi se përkundër armëpushimit të supozuar nëpër vend, njerëzit po jetojnë në terror të rrethimit dhe bombardimeve./Albeu.com/
Shtuar më 13/05/2016, ora 13:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori