Fëmijën e lindën me farëzim artificial, babai merr vesh të vërtetën tronditëse
Kjo është historia e trishtueshme e një babai i cili pas disa vitesh zbuloi se djali i tij 6-vjeçar nuk ishte në fakt i biri i tij. Gjithçka nisi në fillim të vitit 2005 kur Jonathan Grindon, rreth të 50-tave dhe gruaja e tij Annette, pas 2 vitesh martesë vendosën të bëjnë një fëmijë së bashku.

Farëzimi artificial ishte e vetmja mënyrë e tyre për t’u bërë me fëmijë dhe kështu ata u vendosën në një klinikë fertiliteti spanjolle, ku procedura për dhurimin e vezëve u kushtoi 7 mijë funte.

Jonathan depozitoi një monstër të spermës së tij në një nga vizitat në klinikë. Më vonë gruaja e tij Annete shkoi vetëm në klinikë, por nuk përdori spermën e Jonathan për të mbetur shtatzënë. Jonathan, krejtësisht i pavetëdijshëm për mashtrimin që i ishte bërë, u gëzua shumë kur mori vesh që gruaja ishte shtatzënë dhe kur në tetor lindi djali.

Por pas 18 muajsh martesa e tyre nuk po funksiononte më dhe Jonathan vendosi të ndahej, duke marrë përsipër shpenzimet vjetore për djalin. Por kur Timothy, ishte 6 vjeç, ai zbuloi lajmin e trishtueshëm që ai nuk ishte djali i tij biologjik.

“Nuk ka dënim më të madh se sa kur djali që t’i ke rritur dhe je lidhur me të, i bindur plotësisht se ai është fëmija jot, papritmas ta rrëmbejnë nga jeta”, shprehet Jonathan i cili pasi zbuloi mashtrimin e paditi gruan në gjykatë, dhe u kompensua me 40 mijë funte.

“Shpresa ime e vetme është që kur djali të rritet, të më kërkojë sërish pasi të jetë në gjendje të vendosë vetë”, thotë ai.
Shtuar më 02/12/2018, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori