E shpallën non grata e i “morën” partinë, Sali Berisha habit me veprimin e fundit për Amerikën

Ish-kryeministri Sali Berisha po kalon ditë të vështira dhe të trazuara në politikë.

Ditën e ndjeshme u detyrua të shkëputet nga PD, parti e cila lidhet ngushtësisht me emrin e tij, për shkak të përjashtimit të tij nga Lulzim Basha, nga grupi parlamentar.

Ky vendim i papritur, në një kohë shumë kritike për PD, pas humbjes së 3 radhazi përballë PS, erdhi si pasojë e shpalljes së Berishës dhe familjes së tij, “non grata” nga SHBA.

Përjashtimi i ish-kryeministrit nga PD, solli një përplasje të ashpër të tij dhe kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha, duke e përçarë PD në dy kahe politike brenda partisë.

Por pavarësisht vendimit të SHBA për shpalljen “non grata”, Berisha nuk mban “inat” dhe ka reaguar për 20  vjetorin e sulmit terrorist në SHBA, sulm i cili mori gati 3000 jetë të pafajshme.

STATUSI I PLOTË I BERISHËS:

Sot 20 vjetori i sulmit terrorist barbar te Al Quedes ndaj SHBA, ne te cilin u goditen me avion Kullat Binjake ne Neë York, ndertesen e Pentagonit ne ëashington. Nga ky terrorist gjeten vdekjen 2797 qytetare amerikan dhe u plagosen mbi 6000 te tjere.

Ky sulm mizor ndryshoi me shume se çdo gje SHBA dhe boten ne keto dy dekada. Osama Bin Laden, dhe pas tij Al Bagdati, Sylejman Qazimi dhe qindra e mijra anetare te fallangave te tyre moren nga SHBA ndeshkimin qe meritonin. Por perseri sot vecanerisht pas fitores se Talebanve ne Afganistan nuk mund te thuhet se bota eshte me e sigurte nga terrorizmi islamist.

Sot eshte nje dite per te shprehur nderimin tone te thelle per viktimat e 11 shtatorit por edhe per te gjithe ata qe rane per tu bere te pavdekshem kunder terrorizmit per te bere SHBA dhe boten nje vende me sigurte si dhe mbeshtetjen e plote per luften ndaj ketij armiku te eger te njerezve te lire ne mbare boten. sb

Ps Foto tregon ngritjen e 7000 mij flamijve te SHBA ne nje park te ndertuar ne Sant Louis ne nderim te viktimave te 11 shtatorit. /albeu.com/

 


Shtuar 11.09.2021 12:26