Felix Baumgartner përfundon në gjykatë
Në 14 tetor, Felix Baumgartner shkroi emrin e tij në histori duke thyer rekordin e hedhjes më të lartë, kur u lëshua nga stratosfera, në një lartësi prej 39 kilometrash nga sipërfaqja e tokës.

Arritja e pabesueshme e austriakut e shndërroi atë në një kryelajm botëror për disa ditë me radhë, ndërsa video e hedhjes së tij u shndërrua në më të klikuarën ndonjëherë në faqen më të madhe në botë të postimit të videove, "Youtube".

Megjithatë, pa u mësuar ende me famën e fituar, Baumgartner u paraqit të mërkurën në një gjykatë në Salcburg, ku ai apelon ndaj një dënimi që i ka dhënë më parë gjykata e shkallës së parë, për akuzën e agresionit, me kushte rënduese.

Episodi për të cilin rekordmeni po gjykohet i takon datës 30 shtator, kur parashutisti ekstrem ndërhyri në një zënkë rrugore midis një shoferi dhe një kamionisti grek.

Pasi kamionisti qëlloi me grusht automobilistin, Baumgarner ndërhyri për ta mbrojtur dhe së bashku me të goditurin, ushtroi dhunë mbi agresorin e parë, kamionistin.

Megjithatë, për fatin e mirë të austriakut, ai nuk rrezikon asnjë kufizim mbi lirinë, ndërsa gjykata e shkallës së parë e kufizoi dënimin e tij vetëm me dëmshpërblim, që do t’i paguhet shtetasit grek.
Shtuar më 31/10/2012, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori