FBI vazhdon hetimet për shpërthimin në Boston
FBI nga hetimet e kryera mbi shpërthimet e së hënës në Boston bën me dije se dy bombat ishin mbajtur në një çantë të zezë dhe ndoshta përbëheshin nga tenxhere me presion të mbushura me gozhda dhe zare kushinetash.

Specialistët e FBI-së shprehen se janë në kërkim të fragmenteve nga vendi i ngjarjes për të kuptuar se si ka ndodhur ngjarja dhe se si u realizua sulmi. Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar, ndërsa autoritet i bëjnë thirrje qytetarëve që të sjellin foto dhe video që mund të kenë bërë përgjatë rrugës së maratonës.

Sindikatat e policëve dhe zjarrfikësve në Boston kanë ofruar një shpërblim prej 50 mijë dollarësh për informacionin që mund të çojë në zbardhjen e autorit të ngjarjes së rëndë.

Agjenti i FBI-së i ngarkuar për çështjen thotë se "do të shkojë deri në fund të botës" për të identifikuar se kush i kreu shpërthimet. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2013, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori