FBI jep alarmin: ISIS po përdor “eBay” për të financuar terroristët
Pëlqej
I ashtuquajturi, “Shteti Islamik” po përdor korporatën shumëkombëshe të tregtisë elektronike, eBay, për t’i dërguar fonde financiare një operatori në SHBA, sipas një raporti të hollësishëm të Byrosë Federale të Hetimit (FBI).

Raporti tregon shqetësimet në rritje të hetuesve për përdorimin e shtuar të kësaj platforme online nga organizatat terroriste.

Paratë i ishin dërguar një 30-vjeçari amerikan, i cili kishte premtuar besnikëri ndaj ISIS-it, nëpërmjet një transaksioni të dyshuar në platformën eBay.

Mohamed Elshinawy u arrestua një vit më parë në Maryland dhe akuzohet se shiste printera në eBay për të marrë paratë nga ISIS-i nëpërmjet platformës PayPal.

Hetuesit dyshojnë se këto para’ janë përdorur për kryerjen e sulmeve në SHBA.

Elshinawy është pjesë e një rrjeti global që operonte nga Britania e Madhe në Bangladesh dhe që drejtohej nga Siful Haque Sujan, lider i ISIS-it, i cili u vra në fund të 2015 nga një sulm ajror në Raka, Siri. /albeu.com/

Shtuar më 12/08/2017, ora 16:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori