FBI heton hakimin e email-eve të kreut të fushatës së Clinton
Kryetari i fushatës së Hillary Clinton, John Podesta, tha se FBI po investigon nëse Rusia fshihet pas një hakimi të një email-i të tij privat.

Madje Podesta sugjeroi se fushata e kandidatit republikan Donald Trump iu dha një njoftim paraprak për shkeljen.

Komentet e tij vijnë pasi WikiLeaks publikoi një pjesë të email-eve të tij të hakuara.

Këshilltari kryesor i Clinton tha se hetimi ishte pjesë e një hetimi më të gjerë në hakimin e dokumenteve të Partisë Demokratike nga grupe që kanë lidhje me rusët.

“Kam qenë i përfshirë në politikë për gati 5 dekada,” u tha Podesta gazetarëve në bordin e avionit të fushatësClinton.

“Kjo pa dyshim është fushata e parë që unë jam i përfshirë totalisht, dhe më është dashur të kem të bëj me agjencitë inteligjente ruse, që duket se po bëjnë gjithçka munden për t’i bërë favore kundërshtarit politk”. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2016, ora 22:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori