FBI arreston njeriun që do vriste Barak Obamën
Agjentët e FBI-së kanë arrestuar një 48 vjeçar, i cili ka kërcënuar se do të vrasë presidentin Obama, dhe se do sulmojë xhamitë dhe stacionet e policisë.

FBI ka gjetur në shtëpinë e tij një arsenal armësh dhe dokumente kërcënuese dhe dhune kundër myslimanëve.

48-vjeçari">48-vjeçari ka shkelur edhe detyrimet e vendosura nga gjykata pas denoncimeve të gruas së tij.

Ajo ka dëshmuar se ishte e shqetësuar nga fakti që ish-bashkëshorti po grumbullonte armë dhe ushqime dhe kërcënonte se do të vendoste bomba në stacione policore duke i vrarë këta të fundit.

Një mik i tij u ka treguar hetuesve se 48-vjeçari">48-vjeçari kishte ndër mend të sulmonte xhamitë dhe që donte të vriste Obamën, ndërsa ai do të ishte duke luajtur golf në Martha Vineyard. /albeu.com/

Shtuar më 31/08/2016, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori