Fazllic pergenjeshtron lajmin e arrestimit
Albeu.com
Damir Fazllic ka pergenjeshtruar lajmin per shoqerimin e tij nga policia boshnjake. Ne nje interviste telefonike per Top Channel, Fazllic ka deklaruar se ndodhet ne Londer dhe ka akuzuar mediat shqiptare per abuzime.“Jo, sigurisht qe jo. Nuk jam i arrestuar dhe s’me kane arrestuar kure. Ndodhem ne Londer dhe e pash lajmin per arrestimin tim ne internet. Mediat ne Shqiperi publikojne shume lajme te paverteta”, ka pohuar Fazllic.

Damir Fazllic eshte nje personazh i mirenjohur ne qarqet qeveritare shqiptare dhe ato politike te Ballkanit dhe i veshur me mistere per shkak te bizneseve te shumta ndermjetesuese.

Serbo-boshnjaku, i vene nen akuze per shantazh financiar, ishte nje person i kerkuar dhe hetuar ne disa vende.

Ai kishte lidhje te shumta me boten e politikes dhe biznesit. Fazllic eshte i njohur edhe ne Shqiperi per lidhjet e tij me Partine Demokratike.

Gjate vitit 2005, Damir Fazllic ka qene ndermjetes per lidhjen e kontrates mes Partise Demokratike dhe kompanise BJR, e cila ishte konsulentja zyrtare e kesaj partie ne fushten elektorale, zedhenes i te ciles ishte ministri aktual i jashtem Lulzim Basha.
Pas fitores se Partise Demokratike, emri i Fazllic do te ishte gjithnje e me shume prezent ne Shqiperi dhe sipas medias ai ka qene ndermjetes per te sjelle ne Shqiperi shume firma te cilat jane angazhuar kryesisht ne fushen e ndertimeve.

Madje ne faqen zyrtare te qendres kombetare te regjistrimit te bisneseve, Fazllic rezulton te jete ortak ne kater biznese ne Shqiperi.

Pas tragjedise se Gerdecit ne Shqiperi, emri i Fazllicit u permend nga disa media shqiptare edhe si ndermjetesi mes MEICO-s dhe shoqerise se Diverolit per tregtine e fishekeve ne Afganistan.

Shtypi serb e ka cilesuar ate nje kontrabandist nderkombetar te shume aktiviteteve, nga cigaret, armet dhe deri tek influenca politike.

Ai eshte edhe nje nga te dyshuarit per urdherimin e vrasjes se ish kryeministrit serb, Gjingjic.

Mediat serbe e boshnjake njoftuan sot se arresimi i tij eshte fillimi i nje operacioni, i cili pritet te dergoje ne burg shume persona te tjere.

Me heret ia ka qene edhe ne listen e te akuzuarve te Hages, por me pas u lirua nga keto akuza. (t-ch)
Shtuar më 05/10/2008, ora 18:02
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori