A do të rikthehet Basha në krye të PD? Alibeaj: Çdokush ka të drejtë të rikandidojë

Ditën e sotme kreu i ri i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka thirrur një mbledhje.

Në nisje të takimit, deputeti Dashnor Sula u shpreh se të pabashkuar janë të mbaruar.

Ndërkohë, Enkelejd Alibeaj i pyetur nëse mund të rikthehet Basha në drejtimin e PD-së, u shpreh se gjithkush ka të drejtë të që të rikandidojë.

“Kjo parti nuk duhet të jetë në varësi të emrave individuale. Kjo është ajo që kërkohet sot! Çdokush ka të drejtë të rikandidojë. Këtë e vlerëson anëtarësia”, tha Albeaj.

 


Shtuar 24.05.2023 13:20

Tags: , ,