Fansja e çmendur përndjek prej 5 vitesh aktorin e njohur
Pëlqej
Eddie Redmayne ka rreth 5 vite që përndiqet nga një fanse e fiksuar. Aktori është shprehur se një grua e quajtur Gaby Steiger e ka përndjekur atë për më shumë se 5 vjet.

49-vjeçarja pretendon se ka qënë e martuar me aktorin në jetën e mëparëshme.

Në një dokument të dorëzuar në gjykatë, Redmayne shkruan: “Unë gjithmonë përpiqem të jem i hapur dhe i sinqertë me fansat pasi mbështetja e tyre më ka dhënë këtë karrierë.

Pendohem që e kam takuar Gaby Stieger, ajo më ka shqetësuar mua dhe familjen time prej 5 vitesh, duke na stresuar, duke na bërë të ndihemi të pasigurt dhe të paqëndrueshëm”. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2017, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori