Një foshnjë është varrosur e gjallë në Kinën Lindore.
Ishin dy kalimtarë të rastësishëm ata që dëgjuan të qara nën tokë dhe lajmëruan autoritetet.
Jiao Xinglu dhe Zhou Shangdong po kërkonin për kërpudha në malet e largëta afër Laiwu kur gjetën foshnjën.
Jiao dëgjoi një zhurmë në tokë dhe filloi që të gërmojë me duar
tokën.
Një grup miqsh dhe familjarësh u mblodhën përreth tij dhe momente më vonë doli në dritë kutia e kartonit me djalin e vogël brenda.
Djali peshonte vetëm 1.5 kg. Raportohet se
familja mendoi se foshnja kishte
ndërruar jetë ndaj e varrosën.
Shtuar më 21/10/2019,
ora 18:50