Familja e Trump preket nga COVID-19
E dashura e djalit të madh të Presidentit Donald Trump është infektuar me koronavirus.

Kimberly Guilfoyle, e lidhur me Donald Trump Jr, kishte shkuar në Dakotën e Jugut për të ndjekur fjalimin e Presidentit amerikan dhe fishekzjarret për festën e Pavarësisë së 4 të Korrikut në Mount Rushmore.

Guilfoyle, 51 vjeçe, u izolua menjëherë pasi zbuloi se ishte infektuar pas një testi rutinë, raportoi New York Times.

Në një deklaratë për gazetën, Sergio Gor, shefi i stafit në Komitetin e fushatës së Trump, tha: “Ajo po bëhet mirë dhe do të testohet përsëri për t’u siguruar që diagnoza të jetë e saktë, pasi është asimptomatike.”

Shtuar më 04/07/2020, ora 15:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori