Familja e fëmijës së ballkonit në Paris falenderon Spiderman-in, babai po luante
Familja e një djali të vogël në Paris që shpëtoi në mënyrë dramatike pikërisht kur po binte nga një ballkon, ka shprehur mirënjohjen për djaloshin nga Mali që e shpëtoi atë, shkruan BBC.

“Ai është vërtet hero”, tha gjyshja e fëmijës për emigrantin Mamoudou Gassam, që u ngjit me forcën e krahëve ballkonballkon deri në katin e katërt dhe e kapi fëmijët duke i shpëtuar jetën.

Babai i fëmijës 4 vjeç, që e kishte lënë atë vetëm në shtëpi në katin e katërt dhe kishte shkuar në supermarket për të blerë, do të akuzohet se nuk ka treguar kujdes për fëmijën.

Presidenti francez Emmanue Macron e falenderoi personalisht emigrantin nga Mali dhe i dha atij, një medalje për kurajon. Por, ai i dha edhe nënshtetësinë franceze dhe i ofroi punë në shërbimin zjarrfikës të Francës.

Fëmija kishte ikur nga Reunion, ku jetonte me nënë dhe gjyshen rreth tre javë më parë dhe ishin zhvendosur për në Paris për t’u bashkuar me babanë, që punonte atje. Nëna e tij dhe fëmija tjetër i çiftit do të bashkoheshin me familjen qershor.

Nëna e fëmijës tha që babai i djalit nuk kujdesej për fëmijën dhe e kishte lënë atë vetëm edhe më përpara.”Unë nuk mund ta justifikoj atë që ka bërë burri im. Njerëzit mund të thonë se kjo mund t’i kishte ndodhur kujtdo...Djali im vetëm se pati fat,” tha ajo.

Pasi bëri blerje nëpër dyqane, babai i djalit ishte vonuar për të shkuar në shtëpi se kishte shkuar për të luajtur Pokemon Go, thanë prokurorët. Por, babai ishte tronditur shumë nga ajo që i kishte ndodhur.

Nëna e fëmijës po është atë intervistuar nga punonjësit socialë në Reunion.

Ndërsa, duke folur në një stacion televiziv francez, RMV, gjyshja e fëmijës përshkroi se si ishte ndier ndërsa shikonte videon ku nipi i saj varej në ballkon.

“O Zot, unë isha e tmerruar. Nipi im, nipi im, shpëtojeni atë!” tha ajo. “Fatmirësisht, ai (z. Gassama) dinte si të ngjitej, sepse kishte aq shumë njerëz poshtë, por ai nuk u dorëzua, arriti të shkonte deri në katin e katërt, ishte vërtet i pabesueshëm. Ai ishte shumë trim!”
Shtuar më 29/05/2018, ora 09:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori