Familja do ta shpalle te vdekur Ratko Mlladicin
Albeu.com
Familja e ish liderit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i cili është i akuzuar për gjenocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, planifkon që zyrtarisht ta shpallë të vdekur, shkruan gazeta beogradase "Veçernje Novosti".
Familja e Mlladiqit i përfundon marrëveshjet me avokatët, të cilët deri në fund të muajit, në gjykatën e Beogradit do të parashtrojnë kërkesë që Mlladiqi të shpallet i vdekur, kumtoi për gazetën avokati Millosh Saliq.
Ai sqaroi se procdura për të shpallur dikend të vdekur ka filluar me kërkesën e personave të cilët kanë interes juridik, e në këtë rast kjo është familja e Mlladiqit, e cila ka vendosur për këtë hap jo vetëm për shkak të pronës, por edhe për shkak të hetimit, të cilit i është nënshtruar.
Avokati përmendi se sipas ligjit, procedura e këtillë mund të fillojë, nëse i zhdukuri ka mbi 70 vite dhe nëse për të nuk ka informatë të besueshme prej pesë viteve.
Duke pasë parasysh atë që Mlladiqi ka 68 vite, është e domosdoshme të paraqiten fakte, të cilat konfirmojnë se ai me të vërtetë është i vdekur.
Kryetari i Këshillit nacional serb për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, Rasim Ljajiq deklaroi se kjo kërkesë e familjes së Mlladiqit paraqet "lojë me shtetin" dhe se në asnjë mënyrë nuk do të çojë deri te ndërprerja e hetimit kundër ish liderit të serbëve të Bosnjës.
"Familja e Mlladiqit planifikon ta parashtrojë këtë kërkesë, për arsye se e din që ai është i gjallë", shtoi Ljajiq. (mia)
Shtuar më 25/05/2010, ora 10:22
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori