Shtatori i “nxehtë”, sot protesta e Ilir Metës: Çfarë pritet të ndodhë

Sot në orën 18:00 do të zhvillohet protesta e thirrur nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Datën e protestës e zbuloi disa ditë më parë ish-presidenti, duke thënë se do të zhvillohet te inceneratori i Tiranës.

“NDIHESH I VJEDHUR? EJA EDHE TI!

Afera e inceneratorëve është “kryevepra” e korrupsionit. Është vjedhja më e madhe që u është bërë qytetarëve shqiptarë.

Popullit i kërkojnë të kursejë ndërsa Qeveria nuk ndalet së vjedhuri në kulmin e krizës.

Të gjithë në protestë më 13 shtator, ora 18:00, tek inceneratori i Tiranës!”, shkroi Meta në Facebook.

Pritet që protestës t’i bashkohet edhe opozita.

Mbrëmjen e djeshme i pyetur në emisionin TPZ mbi hetimet e SPAK ndaj tij, Meta u shpreh se nuk ndihej aspak i shqetësuar duke shtuar se vëmendja nuk duhej kurrsesi të hiqej nga afera e inceneratorëve.

“Ta shikojmë diktaturën e tij. Ai është një legen. Ai e di shumë mirë që është një legen. Ai do qajë të vijë ashtu. Ai erdhi në politikë si çuni i Netës dhe do ikë nga politika si kurban i Ilir Metës”, tha Meta.