Falë pandemisë, si ja doli Jeff Bezos tani të jetë dy herë më i pasur se Mark Zuckerberg
Vlera neto e CEO së Amazon, Jeff Bezos, është rritur aq shumë gjatë vitit 2020, saqë pasuria e tij tani është dyfishi i CEO së Facebook, Mark Zuckerberg.

Bezos tani vlen 140 miliardë dollarë, ndërsa pasuria e Zuckerberg ka vlerën e 70 miliardë dollarëve, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Bezos është një nga disa miliarderët që ka parë që pasuria e tij të rritet që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit. Drejtori i Përgjithshëm i Amazon ka pasur një rritje të pasurisë me 25 miliardë dollarë që nga fillimi i këtij viti, duke e bërë atë personin më të pasur në botë.

Zuckerberg është renditur si personi i pestë më i pasur në indeks, dhe ka parë një rënie prej 8.4 miliardë dollarë në vlerën e tij neto që nga fillimi i vitit 2020.

Rritja dramatike e pasurisë së Bezos ka ardhur për shkak të rritjes së madhe të kërkesës që Amazon ka përjetuar pasi bllokimet dhe urdhrat për qëndrim në shtëpi i detyrojnë konsumatorët të porosisin online.

Raportet sugjerojnë se Amazon po përballon kërkesën e krahasueshme me sezonin e zakonshëm të festave të pikut./business insider
Shtuar më 28/10/2020, ora 16:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori