E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Facebook thirret për të dëshmuar për një ndërhyrje të mundshme ruse në referendumin për Brexit
Facebook ka afat deri më 18 janar për të dhënë informacionet që zotëron në lidhje me një ndërhyrjemundshme ruse në referendumin për Brexit, në të kundërt ai do të përballet me sanksione, kërcënoi sot kryetari i një komisioni parlamentar britanik.

“Prej më shumë se një muaji kemi kërkuar këto informacione nga Facebook-u dhe duam të shohim veprime konkrete”, deklaroi për median, Damian Collins, duke përmendur 18 janarin si datën e fundit ku përtej këtij afati gjiganti i rrjeteve sociale mund të bëhet objekt i sanksioneve.

Komisioni që ai drejton i ngarkuar për dixhitalizimin, kulturën, mediat dhe sportin (DCMS) në Dhomën e Komunëve nuk ka kompetencë për të vepruar por Collins theksoi se se ka mbështetjen e ministrit të ngarkuar për dixhitalizimin, Matthew Hancock.

Komisioni nuk është i vetmi që kërkon të shohë angazhimin e Facebook-ut, qeveria gjithashtu”, tha ai për median, duke konfirmuar deklarata të bëra në të përditshmen “The Guardian” të premten.

DCMS i kërkoi Facebook-ut dhe Twitter-it për t’i ofruar elementë të nevojshëm në lidhje me ndërhyrjemundshme ruse, pas publikimeve që lidhen me ‘’Internet Research Agency’’.

Kjo kompani në Shën Petërburg, e lidhur me shërbimet sekrete ruse është e akuzuar për publikimin e mijëra mesazheve për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016. /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2017, ora 20:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori