Facebook pritet të ekspozojë faqet ruse me lajme të rreme
Facebook po planifikon t’iu mundësojë njerëzve të shohin nëse kanë “pëlqyer” faqe që janë krijuar nga “aktorë të huaj” për të përhapur propagandë gjatë zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Gjiganti i rrjeteve sociale ka deklaruar më herët se 126 milionë amerikanë mund të kenë parë përmbajtje të shkarkuar nga agjentë me bazë në Rusi, gjatë dy vjetëve të fundit.

Facebook tani është duke krijuar mundësi që njerëzit të shohin nëse i kanë pëlqyer faqet, tani të fshira, por të krijuara nga Agjencia e Kërkimeve në Internet, me seli në Rusi.

Kjo mundësi do të linçohet nga muaji dhjetor.

Agjencia e Kërkimeve në Internet qëndron prapa qindra llogarive në Facebook, Instagram dhe Twitter dhe ka postuar mijëra mesazhe me përmbajtje politike. /albeu.com/

Shtuar më 23/11/2017, ora 19:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori