Arrestohet 24-vjeçari në Bulqizë, kërcënoi një person me një zarf me barut dhe një mesazh

Policia ka vënë në pranga një 24 vjeçar banues në Shupenzë, në Bulqizë, pasi i hodhi pranë banesës, një shtetasi, një zarf me barut në brendësi dhe një letër me mesazh kërcënues për jetën.

Njoftimi i policisë:

Kanosi për jetën një shtetas, falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale të Policisë, identifikohet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

24-vjeçari i hodhi pranë banesës, një shtetasi, një zarf me barut në brendësi dhe një letër me mesazh kërcënues për jetën.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale zarfi me barut në brendësi dhe letra me mesazhin kërcënues.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se pranë banesës së një 57-vjeçari, në fshatin Zogaj, ishte hedhur një zarf me barut në brendësi dhe një letër me mesazh kërcënues për jetën, kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zogaj”, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. M., 24 vjeç, banues në Shupenzë (i dënuar më parë për veprën penale “Dhunë në familje”)./albeu.com


Shtuar 5.01.2023 10:05