Exit Pollet nxjerrin fitues Komoroskin ne zgjedhjet presidenciale ne Poloni
Albeu.com
Sondazhet e para pas mbylljes së proçesit zgjedhor për zgjedhjen e presidentit të ri në Poloni nxjerrin fitues kandidatin Bronislav Komorovski. Sipas këtyre sondazheve Komorovski udhëheq me 53.15 përqind të ...... preferencave të polakëve, ndërsa Jaroslav Kaczinski kuotohet në 46.9 përqind. Tregjet financiare do ta mirëpresin këtë rezultat sepse Komoroëski dhe kryeministri Donald Tuska janë aleatë të ngushtë nga e njëjta parti, dhe presidenti i ri pritet të punojë pa probleme me qeverinë e orientuar nga tregu. Investitorët i druheshin fitores së Kaczynskit për shkak të kundërshtimit të tij rreth shkurtimeve të shpenzimeve, mundësinë e privatizimeve si dhe konfliktit në rritje midis qeverisë dhe presidentit. Polakët votuan ditën e dielën parakohe për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm pas ndarjes tragjike nga jeta të Leh Kaczinskit, i cili bashkë me shumë zyrtarë të lartë polakë humbën jetën pas rrëzimit të avionit të tyre në Rusi.
Shtuar më 05/07/2010, ora 10:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori