Greqia i tha JO Evropës
UPDATE - Miliona grekë kanë votuar sot në referendumin e parë pas 40 vitesh, i cili do të jetë vendimtar nëse do të pranojë kushtet e kreditorëve apo jo.

Sipas të dhënave paraprake, deri në orën 20:30 janë numëruar 38.09% e votive. Nga numërimi rezulton se 61.10 % kanë votuar kundër kërkesave të kreditorëve dhe 38.90% pro.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Gabriel Sakellaridis ka kërkuar që të arrihet një marrëveshje brenda 48 orëve të ardhshme. Ai ka theksuar se kryeministri Tsipras do të marrë nisma qysh pjej mbrëmjes së sotme ndërsa theksoi se një pjesë e propozimeve janë diskutuar gjatë javës.

---

Pas përfundimit të referendumit të sotëm në Greqi, janë publikuar edhe Exit Pollet e para, sipas të cilëve shumica e grekëve i kanë thënë JO marrëveshjes që ka propozuar KE, BQE dhe FMN më 25 qershor, e cila përbëhet nga reformat për përfundimin e programit dhe nga analiza paraprake e qëndrueshmërisë së borxhit.

Ja rezultatet e 4 EXit Poll-eve të sao publikuara:

Exit Poll të Mega TV: JO 49.5-53.5%, PO 46.5-50.5%

Exit Poll i Alpha: JO 49.5-54.5%, PO 45.5-50.5%

Exit Poll i SKAI: JO 49-54%, PO 46-51%

Exit Poll i ANT1: JO 49%, PO 46%

Gjatë referendumit, kryeministri Tsipras bënte thirrje për të votuar JO në Referendum ndësa vendet evropiane kërkonin PO-në.

Kutitë e votimit u mbyllën në orën 19:00, por çdo gjë do të bëhet e qartë pas disa oresh kur të kenë mbërritur në zyrat qendrore të Komisionit Zgjedhor të paktën 10% e votave nga gjithë qendrat e vendit.

Procesi i votimit ka qenë i qetë dhe me një pjesëmarrje 59.31 %, përtej kufirit prej 40% që e bën referendumin të vlefshëm.
/albeu.com/
Shtuar më 05/07/2015, ora 20:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori