Evropianët, më të dashurit e botës me alkoolin
Albeu.com
Bashkimi Evropian është rajoni i botës, banorët e të cilit konsumojnë më shumë alkool, sipas disa shifrave të publikuara nga Komisioni Evropian. Ja statistikat:

Komisioni thotë se është i angazhuar të mbështesë programe që luftojnë sëmundjet e lidhura me alkoolin, të ndikojë në rënien e konsumimit të alkoolit dhe të nxisë prodhuesit e alkoolit të prodhojnë pije më të sigurta e kontrolluara. Por, plani që ka në shënjestër veç të tjerash edhe sensibilizimin për të mos i dhënë makinës nën efektet e alkoolit, veçanërisht te të rinjtë, nuk përfshin edhe një masë drastike për bllokimin e reklamave të alkoolit, duke tentuar të edukojë dhe jo të ndalojë industrinë e shitjes apo edhe publicitetin.

{nl}

55 milionë: Numri i të rriturve që mendohet se konsumojnë alkool në nivele të dëmshme në BE. Shifër kjo ekuivalente me 10 për qind të popullatës

{nl}

195000: Numri i personave të vrarë çdo vit nga tepria në konsumimin e alkoolit në bllokun me 25 vende anëtare

{nl}

13: Mosha mesatare kur evropianët fillojnë të pinë alkool

{nl}

23 milionë: Numri i evropianëve nën varësinë e alkoolit, në çdo kohë. 5 për qind e burrave dhe 1 për qind e grave

{nl}

11: Numri i litrave të alkoolit të pastër që konsumohet mesatarisht nga të rriturit në BE. Ekuivalente kjo me 1400 birra të vogla, sipas shifrave të dhëna nga Komisioni Evropian

{nl}

3: Alkooli është shkaku i tretë, më i madh, i sëmundjeve dhe vdekjeve të shpejta në BE

{nl}

25 për qind: Më shumë se një e katërta e vdekjeve në aksidente automobilistike nëpër rrugët e BE-së. Të paktën 10000 vdekje në vit, shkaktohen nga drejtimi i makinës në gjendje të dehur. G. Shqip<

Shtuar më 28/10/2006, ora 19:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori