Evropa shtrengon rripin
Albeu.com
Qeveria gjermane do të reduktojë deficitin buxhetor për 10 miliardë euro, ndërsa qeveria e re britanike ka miratuar masat për reduktimin e deficitit buxhetor prej 7.2 miliardë euro.
Qeveria gjermane do të reduktojë deficitin buxhetor për 10 miliardë euro në vit, deri në vitin 2016, për të shërbyer si shembull për anëtarët tjera të eurozonës.

Duke cituar zyrtarë të paemëruar të qeverisë gjermane, Financial Times, njoftoi se kursimet në buxhet do të arrihen përmes rritjes së taksave dhe zvogëlimit të shpenzimeve.

Gjithashtu, edhe pagat e administratës publike në Itali do të ngrihen për tre vjet, ndërsa ministritë duhet të reduktojnë shpenzimet për 10 % në kuadër të planit të kursimit, i cili duhet të miratohet sot nga qeveria, mësohet nga burime të afërta me qeverinë.

Pagat e ministrave, të cilat kalojnë 80 000 euro në vit, do të zvogëlohen gjithashtu për 10 %, ndërsa pagat e funksionarëve të lartë, që arrijnë midis 90 000 dhe 130 000 euro do të zvogëlohen për 5 %.
Shtuar më 26/05/2010, ora 14:46
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori