Evropa nën pushtetin e acarit, shënohet viktima e parë në Gjermani
Moti i keq ka paralizuar një pjesë të mirë të Evropës. Stuhitë e borës dhe erërat e forta kanë shkaktuar kaos në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Stuhi të tilla të mëdha në det nuk janë parë për dekada të tëra. Temperaturat në disa pjesë të Skandinavisë arritën në minus 40 gradë.

Transporti publik dhe jo vetëm nuk funksionon teksa linjat e energjisë elektrike janë ndërprerë në disa rajone në Republikën Çeke, Austri dhe Poloni. Sipas informacioneve, e gjithë Republika Çeke është mbuluar nga bora që ka arritur në një metër e gjysmë.

Ndërkohë, një 20-vjeçar nga Gjermania ka humbur jetën, ndërsa shokët e tij u plagosën rëndë pas humbjes së kontrollit të makinës në autostradën e ngrirë në Gjermaninë Perëndimore.

Dy kamionë u përplasën gjithashtu në jug të vendit dhe duke shkaktuar një dëm prej gjysmë milion euro, dhe aksidente të tjera të shumta janë shënuar në të gjithë vendin vetëm gjatë ditës së enjte.

Ekspertët shprehen se bora e madhe e rënë në male do të ndikojë në uljen e temperaturave deri në – 17 gradë Celsius. Moti i ashër pritet të zgjasë deri në fundjavë. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2017, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori