Los Anxhelosi është përfshirë nga një vatër gjigande
zjarri e cila është përhapur me shpejtësi duke shkatërruar më shumë se 7.200 hektarë në më pak se 24 orë.
Qeveria ka shpallur situatë të jashtëzakonshme dhe si pasojë e
zjarrit janë evakuar e rreth 82.600 persona në
Kaliforni.
Zjarri u regjistrua dje në mëngjes rreth orës 10:30 përpara konstatimit të një reje të dendur tymi që vinte nga majat e maleve të shkrumbuara në kontenë San
Bernardino, rreth 100 kilometra në lindje të Los Anxhelos.
Rreth orës 22:30 sipas orës lokalejanë djegur më shumë se 7.200 hektarë dhe rreth 34.500 shtëpi dhe ndërtesa paraqesin rrezikun e përfshirjes nga flakët e
zjarrit, sipas "Inciweb". /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2016,
ora 09:35