Eurozona rrezikon ekonominë botërore
David Cameron
Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha se Eurozona duhet t`i zgjidhë problemet e saj ekonomike ose rrezikon të shembë ekonominë mbarë botërore. Duke folur para konferencës vjetore të Partisë Konservative në Mançester, Kameron tha se liderët e Eurozonës duhet “t`i përveshin mëngët” pasi kanë vetëm disa javë kohë për t`i zgjidhur problemet.

Ai shtoi se tani nuk është koha për një referendum britanik rreth çështjes së qëndrimit apo të largimit nga Bashkimi Evropian, temë kjo e cila pritet të diskutohet në sesionin e radhës së parlamentit.

Mbajtja e referendumit rreth anëtarësisë në BE pritet të zhvillohet në një debat njëditor, pasi një peticion me këtë kërkesë në ueb-faqen e qeverisë ka arritur 100,000 nënshkrime.
Shtuar më 02/10/2011, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori