Eurozona aprovon ndihmë të re prej 2.8 miliardë eurosh për Greqinë
Eurozona njoftoi sot zhbllokimin e 2,8 miliardë euro në kuadër të planit të tretë të ndihmës për Greqinë, në vijim të reformave të përmbushura nga Athina.

"Vendimi i sotëm për akordimin e 2,8 miliardë euro për Greqinë është një sinjal i qartë që grekët po ecin në rrugën e duhur duke shënuar progrese në reformën e vendit të tyre", theksoi në një deklaratë Mekanizmi i Stabilitetit Evropian, që monitoron situatën e kredive akorduar Greqisë nga zona euro. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2016, ora 22:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori