I
ftohti vazhdon të mbajë të paralizuar Europën, duke shënuar
viktima të
reja në kontinent.
Në Rumani janë regjistruar 13
viktima të
reja si pasojë e acarit dhe stuhisë.Serbia, Bosnja, Mali i Zi dhe Kroacia janë goditur po ashtu rëndë nga reshjet e borës dhe
temperaturat e ulëta, të cilat njëkohësisht kanë shkaktuar edhe rritje të çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve, pasi banorët kanë nisur të blejnë me shumicë.
Në Moldavi,
temperaturat pritet të zbresin në minus 31 gradë celsius gjatë fundjavës.
Viktima nga ngricat janë raportuar edhe në Evropën Qendrore dhe Veriore. Në Poloni, numri i të vdekurve nga të ftohtët është rritur nga 5 në 82 persona, vetëm në dy ditët e fundit. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2012,
ora 10:57