“Euroja mund të zhduket pas 10 vitesh”
Pëlqej
Euro mund të mos ekzistojë pas dhjetë vitesh nëse Parisi dhe Berlini nuk arrijnë të nxisin bashkimin e monedhës së përbashkët.
Kështu ka deklaruar kandidati për president i Francës Emmanuel Macron, i cili shtoi se sistemi aktual i ka dhënë benefite Gjermanisë në kurriz të vendeve të dobëta.

Ish-ministri i Ekonomisë nën presidencën e Hollandë, i cili dha dorëheqjen për të krijuar lëvizjen e tij politike dhe për të kandiduar në presidenciale i pavarur, gjatë një fjalimi në universitetin Humboldt në Berlin tha se euro është e pa kompletuar pa reforma të mëdha.

“Në rregullat e saj nuk i ka dhënë Evropës sovranitet të Plotë ndërkombëtar kundrejt dollarit. Nuk i ka dhënë Evropës një konvergjencë të natyrshme mes shteteve të ndryshme anëtare”, tha ai, duke shtuar se “Franca duhet të zbatojë reformat e tregut të punës dhe të ristrukturojë sistemin e saj arsimor për të ringjallur rritjen ekonomike, ndërkohë që Gjermania duhet të pranojë se më shumë investime në vend të masave shtrënguese për të nxitur rritjen në të gjithë zonën e eurozonës”.

“Më duhet të them që mosfunksionimi i euros po përdoret nga Gjermania”, tha Macron, duke shtuar se mungesa e besimit mes Francës dhe Gjermanisë ka çuar ne bllokimin e reformave të mëdha, të cilat do të rrisnin solidaritetin ndërmjet 19 anëtarëve të eurozonës. Ai propozoi krijimin e një buxheti të zonës euro për të financuar investimet e rritjes dhe zgjerimin e ndihmës financiare për të luftuar shtetet anëtare.

Por kjo do ishte një anatemë për kancelaren gjermane Angela Merkel dhe ministrin e Financave, Wolfgang Schauble, të cilët jo vetëm që përballen me zgjedhje këtë vit, por edhe me një rezistencë të brendshme për ndihmat në Greqi dhe çështjet financiare brenda eurozonës.
Shtuar më 11/01/2017, ora 17:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori