Ndryshe nga kolegët, gazetarët kinezë raportojnë nga Ukraina të veshur me uniformën ushtarake ruse, si lëvizin nëpër qytete? (FOTO LAJM)

Pushtimi rus i Ukrainës është kryefjala e të gjitha mediave në botë, duke bërë që gazetarë të shumtë të shkojnë në Ukrainë për të raportuar nga afër ngjarjet.

Julian Roepcke, gazetar i të përditshmes gjermane, Bild, ka publikuar fotografi të gazetarëve kinezë, që në vend të veshjeve që në mbishkrim sinjalizojnë se bëhet fjalë për media, janë të veshur me uniformë ushtarake të forcave ruse.

Duke raportuar nga Mariupoli, një nga qytetet më të bombarduara nga forcat ruse, gazetarët kinezë duket se janë pajisur me mjete nga ushtarët rusë. Ata, bashkë me forcat ruse udhëtojnë nëpër Ukrainë.


Shtuar 8.03.2022 13:10