Estonia, vendi i 17 i Eurozonës
Të premten në Estoni nisin festimet për të shënuar hyrjen e vendit në eurozonë.
Estonia do të fillojë që nga mesnata përdorimin e monedhës së përbashkët evropiane.

Gjashtë vjet pas anëtarësimit në BE, vendi bëhet anëtari i 17-të e eurozonës.

Euro do të zëvendësojë monedhën vendase kroon, e cila hyri në fuqi në vitin 1992, pas pavarësisë së Estonisë nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, u ka dërguar një mesazh përmes televizionit banorëve të vendit më të ri anëtar.

"Jam i mrekulluar që Estonia i bashkohet euros...Ky padyshim është lajm i mirë për banorët e Estonisë, për bizneset e saj dhe për perspektivën e zhvillimit të vendit tuaj," tha ai.

Me estonezës, numri i përdoruesve të euros kap 330 milionëshin.

Sondazhet sugjerojnë se gjysma e popullsisë e mbështet adoptimin e euros, pavarësisht nga problemet me të cilat po përballet monedha për shkak të krizës evropiane të borxheve
Shtuar më 31/12/2010, ora 15:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori