Qeveria e Estonisë publikoi programin e
Këshillit Evropian, të cilin do ta drejtojë nga 1 korriku deri më 31 dhjetor të vitit 2017.
Presidenti i
Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka deklaruar se
Estonia është një ndër vendet simbolike që ka lënë prapa komunizmin dhe se ky vend është një model për rajonin.
Duke u shprehur se
Estonia ka bërë hapa të mëdha në
fushën e “digjitalizmit”, Tusk tha se “
Estonia është shndërruar në një shtet shembull për gjithë
evropianët. Ne mund të themi se shteti i juaj është lider në
fushën e teknologjive të internetit në nivel global.
Nuk po mundem pa ju pyetur, si kanë mundur kaq pak njerëz të arrijnë një sukses kaq të madh?”
Estonia do të punojë për “Evropën e Digjitalizuar”, raporton Anadolu Agency (AA).
Theksohet se
Estonia e cila është në pozitë kryesuese në
fushën digjitale në Evropë, edhe me marrjen e kryesisë së
Këshillit Evropian do të fokusohet në zhvillimin teknologjik. /albeu.com/
Shtuar më 30/06/2017,
ora 16:13