Estonia dëbon dy diplomatë rusë
Autoritetet estoneze kanë dëbuar dy diplomatë rusë nga Estonia, pa dhënë arsyet e marrjes së këtij vendimi.

Ky veprim i Estonisë vjen në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë të tensionuara.

Sipas agjencisë së medias BNS, bëhet fjalë për Dmitri Kazennov, konsull i përgjithshëm në Narva dhe konsullit Andrei Sougaiev.

“Konfirmojmë se Estonia ka dëbuar dy diplomatë rusë. Nuk do të japim sqarime për këtë çështje”, ka thënë Sandra Kamilova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme e Estonisë.

Vendimi për dëbimin e diplomatëve rusë ka shkaktuar reagimin e Moskës zyrtare, e cila një hap të tillë të Talinit zyrtar e ka parë si provokues dhe arbitrar, duke premtuar një përgjigje të përshtatshme nga ana e Rusisë.

“Duket sikur dikush ka dashur të përkeqësojë më tej situatën në kufirin me Rusinë dhe vënë theksin tek miti i një kërcënimi rus”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme ruse. /albeu.com/

Shtuar më 26/05/2017, ora 22:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori