Fëmijët e kopshteve në Rusi vishen si tanke të stolisur me një “Z” për Ditën e Fitores (VIDEO)

Në internet kanë qarkulluar foto të një kopshti rus me fëmijë të veshur me uniforma ushtarake apo të “veshur” me tanke dhe avionë luftarakë .

Fëmijët parakaluan me mësueset e tyre në oborrin e kopshtit, në kuadër të Ditës së Fitores në Moskë , por nuk dihet se në cilën zonë të Rusisë.

Fotot dhe videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë fëmijët të veshur ose si “aeroplanë luftarakë”, ose si ushtarë dhe infermierë në ushtrinë ruse, ose si “tanke”, ku shumica e uniformave mbajnë yllin e Ushtrisë së Kuqe Sovjetike.

Mes tyre bie në sy një djalë i vogël, i cili, në fakt, drejton grupin e tij dhe që është i veshur si një tank rus me simbolin e bardhë “Z” në pjesën e përparme – një tipar i zakonshëm i automjeteve ushtarake të Moskës të përfshira në luftën në Ukrainë.

Në të njëjtën mënyrë janë mësuesit e tyre, të cilët veshin uniforma të ngjashme ushtarake sovjetike.