16: 53 Policia në Tallinn ka konfirmuar se sulmuesi i armatosur ka bërë vetëvrasje, pas lirimit të pengjeve. Ndërkohë, zyra e Prokurorit ka thënë se ai është vrarë. Gjithsesi, konfirmohet i vdekur. Ai mbajti peng
disa persona, duke përfshirë fëmijë.
16:46 Një seri eksplodimesh u dëgjuan
brenda ndërtesës së Ministrisë së
Mbrojtjes në Estoni, dhe ato u dirigjuan me robot. Pengjet janë liruar, kurse
disa gazeta lokale raportojnë se sulmuesi e ka vrarë veten
16:33 Përfundon drama me pengje në objektin e Ministrisë së
Mbrojtjes në kryeqytetin e Estonisë, Tallinn. Një person që po mbante
brenda disa pengje, duke përfshirë fëmijë është arrestuar, raporton Televizioni publik i Estonisë. Askush nuk raportohet të jetë lënduar.
Të shtëna armësh janë dëgjuar në Ministrinë e
Mbrojtjes së Estonisë, në kryeqytetin Tallin. Stafi punonjës është evakuar menjëherë si pasojë.
Zëdhënësi i Policisë, Peeter Kuimet ka konfirmuar se ka rrethuar ndërtesën pas një incidenti me armë. Gazeta lokale Postimees raporton edhe për eksplodim. Nuk është e qartë nëse ministri Mart Laar ndodhet në ndërtesë. Personi që po gjuan me armë mendohet se po mban një peng./indeksonline/
Shtuar më 11/08/2011,
ora 18:17