“Është aq nxehtë sa nga kallinjtë e misrit po dalin kokoshka” (VIDEO)

Pëlqej
I nxehti i këtij viti duket se ka ndikuar edhe te kallinjtë e misrit.
Një fermer në Cento, Itali ka publikuar një video në Facebook që i ka shokuar të gjithë.

“Bën vërtetë aq vapë saqë nga kallinjtë e misrit kanë dalë kokoshka”, thotë ai ndërsa tregon se si misri piqet nën rrezet e diellit sikur të ishte në tigan.

Fermeri nuk e kishte vënë re një gjë të tillë derisa i kishte parë kokoshkat në tokë.

Nuk e dimë ende nëse ngjarja ka ndodhur në të vërtetë apo kjo ka qënë thjesht një mënyrë e fermerit për të ilustruar se çfarë ndikimi kanë këto temperatura në të mbjellat.

Gjithsesi, videoja ka shkaktuar shumë të qeshura nga ndjekësit e tij. /albeu.com/


Shtuar më 09/08/2017, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori