Huffington Post: Erdogani po planifikon të vrasë klerikun Fethullah Gylen
Nga Mahir Zejnalov/ Huffington Post
Shërbimet e inteligjencës turke raportohet se janë duke planifikuar një sulm ndaj klerikut mysliman, Fethullah Gylen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe akuzohet nga autoritetet turke për organizimin e tentativës së grushtit të shtetit të 15 korrikut. Lajmi është konfirmuar nga burime të ndryshme.

Frika për një sulm të mundshëm ndaj Gylenit është bërë e ditur kohët e fundit dhe në fillim të muajit gusht të këtij viti nga avokatët e tij, të cilët paralajmëruar një përpjekje të mundshme për vrasjen e tij, në një kohë kur udhëheqësit turq kanë entuziazmuar turmat, të cilat brohorasin ‘vdekjen’ e klerikut mysliman.

Në një mbledhje të fundit të njësisë së zbulimit në Policinë Turke është diskutuar një sulm i mundshëm ndaj Gylenit, i cili banon në një zonë rurale të Pensilvanisë që nga viti 1999, bëri të ditur një burim, i cili kishte arritur të informohej mbi takimin në fjalë. Burimi nuk tha se kur dhe ku është zhvilluar takimi.

Burimi në fjalë theksoi se në takim kanë qenë të pranishëm dhe zyrtarë të lartë turq.
Një burim tjetër tha se çështja është shtruar për diskutim nga një zyrtar turk, i cili pretendontge se Gyleni është një figurë shumë e rëndësishme për të mbajtur të bashkuar pasuesit e tij dhe se është e pamundur për të eliminuar lëvizjen për sa kohë Gylen vazhdon të jetë drejtuesi dhe frymëzuesi i simpatizantë të tij.

Burimi tha se një njësi e inteligjencës turke në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm vendbanimin e Gylenit për disa javë dhe se siguria e vendbanimit të tij ishte shumë e lehtë për t’u anashkaluar. Një nga pjesëmarrësit në takim, madje tha se “siguria është zero” në kompleksin në Sajlorsburg.

Zyrtarët e sigurisë ripërtërirë kanë rishqyrtuar planin e tyre për eleminimin e Gylenit, pasi disa pjesëmarrës shprehën bindjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndërmend të ekstradojnë klerikun, u shprehën burimet. Ata kanë përjshtuar mundësinë që Uashingtoni të ishte i gatshëm për të dorëzuar Gulen, i cili akuzohet për organizimin përpjekjeve për oganizimin e grushtit të shtetit të 15 korrikut, ndërsa vetë Gylen ka mohuar kategorikisht akuzat.

Një tjetër burim, i cili gjithashtu ishte në dijeni të takimit, konfirmoi tematikën e diskutimit.
Presidenti, Rexhep Tajip Erdogan dhe zyrtarë të tjerë të lartë turq nuk e fshehin qëllimin e tyre për të rivendosur dënimin me vdekje. Erdogan u zotua të nënshkruajë ligjin nëse Parlamenti turk rikthen dënimin me vdekje. Turqia i kërkoi zyrtarisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të arrestojnë Gylenin dhe të nisin procedurat për ekstradimin e tij në Turqi, një proces i cili mund të zgjasë për vite me rradhë.

Disa persona të afërt me lëvizjen Gylen konfirmuan se ata ishin informuar nga burimet e tyre në shërbimet e sigurisë në lidhje me një komplot të mundshëm ndaj klerikut. Disa nga këto raporte ishin të besueshme, por disa prej tyre janë hedhur poshtë si thashetheme, sipas disa personave të cilët pranuan të flasin në kushtet e anonimiteti për të mbrojtur burimet e tyre. Në një raportin të para një muaji diskutimet për këtë çështje vazhdojnë të paktën që prej katër javësh.

Nuk dihet nëse shërbimet e sigurisë janë duke diskutuar një mundësi të tillë, ose në qoftë se ata ishin në fazën e planifikimit të një plani të tillë.

Gazetarët pro-qeveritare janë shprehur hapur duke pohuar se një alternativë e tillë është mëse e mundshme. Fatih Tezxhan, një mbështetës i vendosur i qeverisë, pohoi se shërbimet turke të sigurisë duhet të vrisnin Gylen në Pensilvani. Huseyin Gulerxhe, i cili për një kohë të gjatë ka qenë një nga personat e rrethit të ngrushtë të Gylenit, por që më pas kaloi në anën tjetër dy vite më parë, tha se Gylen mund të vritej në një “atentat të papritur”.

* http://www.huffingtonpost.com/entry/report-turkey-mulling-attack-on-us-based-cleric_us_57f548bbe4b087a29a548506?timestamp=1475694169752
Shtuar më 07/10/2016, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori