Erdogani nuk heq dorë nga raketat e Putinit: I kemi marrë tashmë
Turqia asnjëherë nuk do të tërhiqet nga marrëveshja e saj me Rusinë për të blerë sistemin rus të mbrojtjes raketore S-400, tha të premten ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

“Ne asnjëherë nuk do të bëjmë hap prapa (rreth sistemit S-400)”, tha Mevlüt Çavuşoğlu në Panelin Editorial të Anadolu Agency.

“Ne do të vazhdojmë përkushtimin tonë në mënyrë që të bëhemi komb i pavarur dhe i lirë”, tha Çavuşoğlu.

Deklarata e tij vjen pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, të mërkurën tha se Turqia tashmë ka blerë sistemin rus S-400 dhe se dorëzimi duhet të ndodhë muajin e ardhshëm.

Çavuşoğlu theksoi se nëse SHBA-të ndërmarrin hapa negativ ndaj Turqisë, Ankaraja do të merr kundërmasa.

Tensionet mes SHBA-ve dhe Turqisë janë përshkallëzuar në muajt e fundit mbi blerjen e sistemin nga ana e Ankarasë, për të cilin Washington-i thotë se do të rrezikojë rolin e Turqisë në programin amerikan për avionë luftarakë F-35 dhe do të shkaktojë sanksione nga Kongresi amerikan.

Pas përpjekjeve të pasuksesshme për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore nga SHBA-të, Ankaraja në vitin 2017 vendosi të blejë sistemin mbrojtës rus S-400.

Zyrtarët amerikanë e kanë këshilluar Turqinë që të blejë mburojën raketore amerikane Patriot në vend të S-400-it, duke thënë se sistemi rus nuk do të ishte në përputhje me sistemet e NATO-s dhe se do të ekspozonte avionin F-35 ndaj një dredhie të mundshme ruse.

Megjithatë, Turqia ka theksuar se sistemi S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbënte rrezik për aleancën.

– Shkeljet e armëpushimit në Idlib

Në lidhje me shkeljet e armëpushimit në Idlib të Sirisë, Çavuşoğlu tha se çdo arsyetim i Rusinë është “i papranueshëm”, pasi ajo duhet të jetë garantues paqes.

Turqia dhe Rusia në shtator të vitit të kaluar u dakorduan që të shndërrojnë Idlibin në një zonë të de-eskalimit ku aktet e agresionit do të ishin rreptësisht të ndaluara.

Megjithatë, regjimi sirian dhe aleatët e tij vazhdimisht kanë shkalur armëpushimin duke ndërmarrë sulme të shpeshta brenda zonës së de-eskalimin, duke përfshirë edhe sulmin e së enjtes të regjimit sirian nga i cili tre ushtarë turq u plagosën lehtë.

– Mesdheu Lindor

Duke folur për kërkimet e njëanshme të Qipros greke në Mesdheun Lindor, Çavuşoğlu e quajti “të pavlefshme” çdo marrëveshje që përjashton Turqinë.

Turqia vazhdimisht ka kontestuar kërkimet e njëanshme të administratës së Qipros greke në Mesdheun Lindor, duke thënë se edhe qipriotët turq kanë të drejtë mbi resurset në këtë zonë dhe se Ankaraja gjithashtu ka të drejtë për kërkimet e hidrokarbonit.

Në vitin 1947, pas një grusht shteti i cili synonte aneksimin e Qipros nga Greqia, Ankaraja intervenoi si fuqi garantuese. Në vitin 1983, u themelua Republika Turke e Qipros Veriore.

Gjatë Panelit Editorial të AA-së, Çavuşoğlu tha se “nuk kemi parë ndonjë përfitim nga hapat e njëanshëm të SHBA-ve në lidhje me Kudsin”. Ai gjithashtu u shpreh se gjithçka nuk mund të blihet me para, duke theksuar se SHBA dhe Izraeli duhet të kuptojnë se kjo nuk vlen për Palestinën dhe Kudsin.

“Nuk mund të pranojmë një zgjidhje e cila zëvendëson Kudsin, Palestinën me paratë”, tha Çavuşoğlu.

Kryediplomati turk gjithashtu komentoi edhe tensionet e fundit në Gjirin e Omanit, për çka tha se nevojiten hetime të plota para se të ndryshojë situata atje.

Çavuşoğlu gjithashtu foli edhe për marrëdhëniet dypalëshe me Arabinë Saudite dhe rastin e Khashoggi-t , duke thënë se Turqia e mban të pavarur rastin në fjalë, “por Riadi e sheh atë ndryshe”.
Shtuar më 15/06/2019, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori