Erdogani kërcënon BE-në: Do hap kufijtë që refugjatët të dynden në Evropë
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar Bashkimin Europian se Turqia do të hapë kufijtë e saj dhe refugjatët do të dynden në të gjithë në Evropën, nëse BE-ja voton ndalimin e negociatave për anëtarësim e vendit në union.

"Nëse ata shkojnë më tutje, këto porta kufitare do të hapen dhe as une, as populli im nuk prekemi nga ky kërcënim. Ata bëjnë mirë t'i marrin parasysh të gjitha para se të miratojnë votën", ka thënë Erdogan.

Ndërkohë, 479 deputetët votuan dje pro ndalimit të bisedimeve afatgjata për anëtarësimin e Ankarasë në BE, për shkak të shqetësimeve rreth shtypjes pas grushtit të shtetit në korrik, shkruan "The Independent".

Por pas vendimit të djeshëm duket se Erdogan do të ndryshojë shumë gjëra mbi marrëveshjen. /albeu.com/

Shtuar më 25/11/2016, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori