UPDATE - Kryeministri aktual i Turqisë,
Rexhep Tajip Erdogan është fitues i zgjedhjeve të sotme në Turqi bazuar në rezultat e jozyrtare të publikuara nga KQZ.
Sipas rezultateve paraprake të rreth 99% të votave të numëruara,
Erdogan ka marrë 51.7% të votave, ndërsa kundërkandidatët e tij,
Ekmeleddin Ihsanogllu dhe
Selahattin Demirtash kanë marrë 38.5% respektivisht 9,8%.
Fushata parazgjedhore e cila është karakterizuar me një dozë të lartë tensioni politik, nuk ka reflektuar në ditën e sotme pasi gjatë votimeve nuk janë shënuar incidente të rënda.
Në zgjedhjet presidenciale garuan 3 kandidatë: Kryeministri i deritanishëm
Rexhep Tajip Erdogan, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Islamike
Ekmeleddin Ihsanogllu, si dhe kanditati i partisë kurde,
Selahattin Demirtash.
Rexhep Tajip Erdogan do të jetë presidenti i 12 -të dhe do të zëvendësojë presidentin e deritanishëm, Abdullah Gyl.
Ndërkohë që mediat turke shkruajnë për rënien e pjesëmarrjes në votime nga zgjedhjet e kaluara të Marsit për 19%. Në zgjedhjet e Marsit pjesëmarrja ishte 89% ndërsa në zgjedhjet e sotme presidenciale kjo shifër ka rënë në 70%.
Sipas mediave turke, 5 milion votues të elektoratit opozitar nuk kanë preferuar të votojnë dhe kjo është arsyeja e rënies së pjesëmarrjes. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2014,
ora 18:43