Erdogan thotë se Turqia i ka marrë raketat ruse, SHBA-të marrin vendimin ekstrem
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha të enjten se vendi i tij nuk do të tërhiqet nga vendimi për blerjen e sistemeve të mbrojtjes raketore ruse S-400, megjithë paralajmërimet e SHBA se kjo do të çonte në përjashtimin e Ankarasë nga programi i avionëve amerikanë F-35.

Prej muajsh, dy aleatët e NATO-s janë grindur publikisht lidhur me blerjen nga Turqia të sistemit rus S-400, që Uashingtoni thotë se mund të bëhet shkak për sanksione.

Javën e kaluar, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, i dërgoi homologut të tij turk një letër ku paralajmëronte se Ankaraja do të përjashtohet nga blerjet e avionëve F-35 nëse nuk ndryshon kurs.

Ministri Cavusoglu tha se askush nuk mund t’i japë ultimatume të Turqisë dhe se Ankaraja nuk do të tërhiqet nga vendimet e saj me këto lloj letrash. Turqia, tha ai, “e ka blerë sistemin S-400, i cili do të livrohet dhe instalohet në Turqi.”

Sistemi S-400 nuk është në përputhje me sistemet e mbrojtjes të NATO s dhe Uashingtoni thotë se kjo do të kompromentonte avionët e tij F-35, që Turqia gjithashtu planifikon të blejë./VOA
Shtuar më 13/06/2019, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori